Një 45-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Kështu shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• E. T., 45 vjeç, banues në Goriçan, Ura Vajgurore, pasi në aksin rrugor Kutalli-Ura Vajgurore, është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të cilës i kishte përfunduar afati i përdorimit. Shtetasi E. T., për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme
Top Channel