Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitoren më të thellë në zgjedhjet parlamentare, duke shënuar një rritje prej 27 deputete më shumë.
Ndryshe nga zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës, kur LVV-ja siguroi 31 ulëse në Kuvend, sot kjo parti ka siguruar 58, megjithëkëtë tre ulëse më pak, të nevojshme për krijimin e shumicës parlamentare.
Kandidatja më e votuar doli të jetë Vjosa Osmani me 300,788 vota.
Në tërësi Kuvendi i ri i Kosovës do të përbëhet nga 13 parti politike.
PDK-ja ka arritur të siguroj 19 ulëse në Kuvend, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 8.
Ndërsa pjesa tjetër e partive janë pakicat të cilat hyjnë në kuadër të 20 ulëseve të rezervuara.
Lista Serbe ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për 10 ulëset e rezervuara, ndërsa partitë nga komunitetet e tjera kanë një deri në dy deputet.
Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, brenda afatit prej 30 ditësh duhet thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit dhe më pas partia më e madhe në vend ia propozon kuvendit Qeverinë e re.
Top Channel