Gjatë takimit me Blerimin, Lediana ka përmendur gjatë gjithë kohës emrin e Mevlanit.
Blerimi fillimisht i duroi komentet e Ledianës, ndonëse i tha se preferon që në takimin mes tyre, mos të flitej për persona të tjerë.
Por vajza përsëri përmendi Mevlanin gjatë bisedës së tyre.
Djali i ri i Për’Puthen u ndje i ofenduar, u ngrit nga tavolina dhe e la Ledianën vetëm në takim.
Biseda mes Blerimit dhe Ledianës:
Lediana: kam në mendje këtë këngën shuj shuj se pa ty nuk po vuj vuj
Blerimi: Akoma me mendjen tek Mevlani ti?
Lediana: Jo nuk e kam mendjen tek ai por më erdhi në mendje kënga.
Blerimi: Mendoj që sa më pak të përmendësh emra të tjerë është më mirë në takimin tonë.
Lediana: Unë mendoj se sa më shumë të përqendrojmë vëmendjen tek ne të dy është më mirë.
Blerimi: A është problem që jemi në të njëjtin profesion?
Lediana: S’është problem si mjek si këngëtar…
Blerimi: Këngëtar? Ika unë…
Lediana: A do ma këndosh dhe ti një këngë?
Top Channel