Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.533 testime dhe janë regjistruar 305 raste të reja.
Prej rasteve të Reja 153 janë në Shkup, 30 Kavadar, Kumanovë 22, Prilep 21, Tetovë 18, Negotinë 14, Ohër 11, Gostivar dhe Gjevgjeli 6, Strugë 5, Shtip dhe Manastir 4, Resnjë, Veles dhe Dellçevë 2, Strumicë, Kërçovë, Bogdanci dhe Demir Kapi 1.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 167 pacientë dhe 11 të tjerë kanë humbur jetën ku katër prej tyre janë nga Shkupi, 3 nga Prielpi, 2 nga Gjevgjelia, dhe nga 1 në Kumanovë dhe Manastir.
Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar 102.787 pacientë, ndërsa prej tyre 91.233 janë shëruar dhe 3.137 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.417.
Top Channel