Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Levan-Vlorë, ku për pasojë një qytetar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Policia njofton për një të vdekur dhe disa të plagosur.

Mjetet e përfshira në aksident janë të tipit “Benz”. “Benzi” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjeti tip “Benz”.

Dyshohet se njëri prej mjeteve ishte me shpejtësi dhe ka përplasur nga pas mjetin tjetër që kishte ndaluar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin ndërkohë që të plagosurve po iu jepet ndihma mjekësore.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel