U sulmua para shtëpisë së tij/ Gazetari investigativ rrëfen momentin: Ishin tre persona, nxora thikën dhe i godita, çdo gjë ndodhi shumë shpejt

26/02/2021 13:44

Visar Duriqi thotë se dhuna lidhet me profesionin e tij dhe punën si gazetar investigativ.

Më kishin bërë pritë para shtëpisë, mendoj se çdo gjë ishte e llogaritur. Vendi para shtëpisë ka kamera, ata më tërhoqën tutje, aty ku nuk kapte kamera. Pra, e kishin menduar mirë. Ishin tre persona, me maska dhe këpucë, të gjatë dhe trupa të mëdhenj. Unë nxora thikën, as vetë se di si reagova, mbaj mend që godita. Madje të parin e godita mirë, por asnjëri nuk është paraqitur në spital“, rrëfen Duriqi për “Shqipëria live”.
Pyetjes se a beson se policia do të zbardhë ngjarjen, gazetari i përgjigjet: “Patrulla e policisë erdhi brenda 5 minutash, i mblodhën provat me kujdes, me sa kuptoj unë po bëjnë maksimumin. Disa prej shenjave të gjakut kanë mbetur në thikë, besoj mund të identifikohen“.
Duriqi thotë se kjo është hera e parë që dhunohet fizikisht, por shprehet i vendosur për të vazhduar punën e tij. “Tani jam nën mbikëqyrjen e policisë dhe nuk ndihem i frikësuar. Dua të rikuperohem dhe të vazhdoj punën, nuk do të më ndalojë kjo që ndodhi“.

Gazetari i njohur investigativ u sulmua dy netë më parë para shtëpisë së tij. Tre persona të maskuar i thyen dhëmbët dhe hundën.
Autori i emisionit Indoks ka realizuar një seri emisionesh investiguese duke ekspozuar raste krimi dhe korrupsioni.

Komuniteti i gazetarëve në Kosovë e ka dënuar këtë ngjarje, dhe reagime ka pasur edhe nga faktorë të tjerë në Kosovë dhe në BE. Instituti i Kosovës për Drejtësi e sheh këtë sulm si përpjekje e drejtpërdrejtë për kufizim të lirisë së fjalës që kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve dhe të shoqërisë për të shprehur mendimin lirshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA