
Brenda pak ditësh fillojnë punimet për ndërtimin e sistemit të ujërave të ndotura në Ksamil.
Sipas deputetit të PS-së, Alket Hyseni mbi 600 banesa dhe biznese, që kishin mbetur jashtë projektit të implementuar, përfshihen në rrjetin e ri dhe modern të KUZ.
“Vijojnë investimet në Ksamil. U nënshkrua kontrata dhe brenda pak ditësh fillojnë punimet për ndërtimin e sistemit të ujrave të ndotura, duke përmbyllur dhe plotësuar projektin e Delegacionit të BE dhe Qeverisë Shqiptare. Tashmë mbi 600 banesa dhe biznese, që kishin mbetur jashtë projektit të implementuar, përfshihen në rrjetin e ri dhe modern të KUZ. Vlera totale 960 milionë lekë dhe afati brenda vitit 2021. Transformojmë infrastrukturën, përmirësojmë cilësinë e jetesës dhe mbajmë premtimet”, shkruhet në njoftim.
Kontrata
Top Channel