LAÇ- Can Karriçi 30 vjeç i shpallur në kërkim për një plagosje të rëndë me dashje në Tiranë në vitin 2018, është arrestuar pasditen e djeshme nga kontrolle të befasishme të zhvilluara nga Forcat Speciale, RENEA dhe Forcat e Posaçme Operacionale në drejtorinë vendore të policisë Lezhë.
Gjate kontrolleve në një objekt në afërsi të mbikalimit të Milotit u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri pistoletë ‘glock’, fishekë targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.
Gjithashtu Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.
Top Channel