Në sondazhin e Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e famshme IPSOS, për shqiptarët ekonomia, shëndetësia dhe papunësia janë çështjet që do të përcaktojnë se si do të votojnë më 25 prill.
Përkatësisht 40% është ekonomia për shqiptarët, më pas vjen shëndetësia me 36%, papunësia me 35%, korupusioni me 30% dhe arsimi 20%.
53% e shqiptarëve e mbështesin planin e menaxhimit të qeverisë Rama pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në lidhje me çështjen e shëndetësisë, shqiptarët mendojnë se PS me në krye Edi Ramën është më e përgatitur për të menaxhuar shëndetësinë. 34% e tyre mendojnë se PS do të mundet të menaxhojë shëndetësinë, kurse 24% e tyre mendojnë se do të jetë PD dhe për LSI-në mendojnë vetëm 3% e shqiptarëve.
Sipas sondazhit, 32% e shqiptarëve mendojnë se PS është më e përgatitur për të menaxhuar papunësinë, kurse 23% e tyre mendojnë se PD do të mund ta menaxhojë më mirë papunësinë.
Top Channel