Në Palestinën filluan të rriten sërish rastet me COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, njoftoi se në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës nën bllokadë në 24 orët e fundit janë zbuluar 2.100 raste të reja me COVID-19.
Gjithashtu thuhet se me vdekjen e 11 pacientëve nën trajtim numri i viktimave me COVID-19 shkoi në 2.216, kurse numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 203.260.
Kaila duke treguar se 101 pacientë janë në gjendje të rëndë, tha se 186.344 tjerë janë shëruar.
Në Palestinë e cila ka një popullsi prej 5,2 milionë banorësh javën e kaluar numri i rasteve ditore ra nën 1.000, kurse ditët e fundit ka filluar përsëri rritja e numrit të rasteve.
Që nga fillimi i javës me rritjen e numrit në Bregun Perëndimor numri i rasteve ditore në Palestinë ka shkuar mbi 1.000.
Top Channel