Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ai nuk mund të lejojë asnjë operator off-shore në tendera,gara apo koncesione.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së përmes një postimi në rrjete sociale teksa citon thënien popullore “se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi” deklaron se kjo gjë po i ndodh edhe kreut të PD-së.
Sipas Ballës, dosja kriminale “Basha 675 mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan Të Drejtësisë ku janë vërtetuar lidhjet e Lulzim Bashës me një kompani off-shore.
Balla ka sjellë në vëmendje edhe kontratat e firmosura nga Basha.
Postimi i plotë:
Populli thotë me të drejtë se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Kështu po i ndodh edhe Lulit. Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Lulzim Basha u orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore?
Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj), ku janë vërtetuar lidhjet e Lulzim Bashës me një kompani off-shore.
1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
👉dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf
2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
👉dokumenti i dytë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…
3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
👉dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf
Është fakt që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para të transferuara përmes një kompanie off-shore. Një shërbim i përfituar me fonde me burime të padeklaruara, është vepër penale dhe nuk do shpëtojë pa u zbardhur dhe ndërshkuar.
Top Channel