Pas shtatë vitesh kërkime, zyra e Interpol Tiranës identifikoi dhe në bashkëpunim me homologët anglez prangoi një qytetar fierak i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Top Channel mëson se Marsel Hoxhaj ndaj të cilit janë lëshuar dy urdhër arresti, në 19 Janar 2014 dhe 26 Shkurt 2014 nga gjykata e Fierit është arrestuar në Londër.
Ndaj tij ka nisur procesi ekstradimit.
Në urdhrin ndërkombëtar të arrestit thuhet se , Hoxhaj 34 vjeç në bashkëpunim me Erigenst Sulajn tentuan të korruptojnë një zyrtar publik (prokuror) duke i ofruar shumën e 2 milion lekë të vjetra për të lehtësuar pozitat e tij.
Të dhënat e urdhër arrestit tregojnë se Marsel Hoxhaj akuzohej për goditje të një oficeri policie pasi konstatoi se ai ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.
Hoxhaj do t’i vijojë procedurat e ekstradimit i mbajtur në një prej paraburgimeve në kryeqytetin britanik.
Top Channel