Tjetër disfatë ligjore për Trump, gjykata e shpall jokushtetues ndalimin e vizave për 75 vende që presidenti shpalli para disa muajsh
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën arritën një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, të nxitura nga fenomeni natyror El Niño dhe ndikimi i vazhdueshëm i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Observatori i Ndryshimeve Klimatike (C3S) dhe Drejtoria Detare e Shërbimit Evropian Copernicus (Copernicus Marine), temperatura mesatare sipërfaqësore e oqeaneve arriti në 20.98 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.89 gradësh të regjistruar në vitin 2024.
Oqeanet mbulojnë rreth dy të tretat e sipërfaqes së Tokës dhe luajnë një rol kyç në rregullimin e klimës globale, ndaj rritja e temperaturës së tyre konsiderohet një tregues i rëndësishëm i përshpejtimit të ngrohjes globale.
Sipas raportit, gjysma e parë e vitit 2026 renditet si periudha e dytë më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë, duke u kaluar vetëm nga rekordet e vendosura në vitin 2024.
Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta janë rezultat i kombinimit të fenomenit El Niño, i cili ngroh ujërat e Paqësorit tropikal, dhe ndryshimeve klimatike antropogjene, që vijojnë të rrisin temperaturat globale.
Top Channel