Mbi 10 milion shqiptarë kudo në botë/ Flasin disa prej tyre nga “cepa” të botës

19/02/2021 14:50

Dëgjojmë shpesh se shqiptarët integrohen më së miri dhe arrijnë sukses në shtetet ku emigrojnë. Disa prej tyre tregojnë eksperiencat për “Shqipëria live”

Jessy Musliu jeton në Alaskë dhe tregon se ka të tjerë shqiptarë që jetojnë aty. “Unë vetë kam kontakte me 2,3 shqiptarë por gjithsej janë rreth 40 nga trevat shqipfolëse“. Në një vend komplet ndryshe me realitetin shqiptar, ai thotë se është përshtatur shumë mirë por e merr malli për Shqipërinë dhe veçon fasulet, një nga ushqimet tradicionale shqiptare.

Shpëtim Tedi jeton në Kenia. Me batutë thotë se dhe në hënë po të shkosh do të ketë shqiptarë.
Jemi një komunitet prej 11 famijesh me rreth 41 persona. Kur i them njerëzve këtu se jam nga Shqipëria, direkt i kujtohet Nënë Tereza. Shumë prej tyre hapin portofolin dhe nxjerrin foton e saj, jam  shumë i lumtur që kemi gjakun e saj“.
Ai thotë se shqiptarët në Kenia janë shumë mirë të integruar, por asnjëherë të asimiluar. Pavarësisht se jeton në kontinentin e largët, përpiqet të gatuajë ushqime shqiptare, për të cilat thotë se ka mall. “Bëj gjizën , po që me qumështin këtu nuk ka atë cilësinë por është e mirë“.

Petër Çeku tregon se është i vetmi shqiptar në ishujt filipine. “U largova në vitet ’90. Shkova në Amerikë. Pas 22 vitesh fillova të lëviz në nëpër Amerikën e Jugut. Këtu erdha si turist para 4 viteve. Por më pëlqeu, ka një klimë tropikal, më temperatura nga 28 në 33 gradë, është shumë mirë“.
Në Filipine tashmë ka ndërtuar një hotel me 5 yje. Nga Shqipëria i mungon djathi i bardhë dhe rakia. “Nuk ka djathi e raki në Filipine. Këtu, orizi është si buka në Shqipëri, konsumojmë shumë oriz“.

Alush Balichi është gazetar freelancer në Norvegji dhe merret me tregtinë e peshkut. “Kam 32 vite në Norvegji. Kam ardhur kur mbaroi lufta në ish-jugosllavi. U ktheva pas tre muajsh por erdha prapë në Oslo
Ndryshe nga Shqipëria, temperaturat në shtetin nordik janë të ulëta por Alushi është mësuar. “Maksimumi kam përjetuar -39 gradë Celsius, por nuk më bën më problem. Jemi rreth 20 mijë shqiptarë, më së shumti nga Kosova. Nuk e harrojmë origjinën, mendojmë shpesh çfarë mund të sjellim aty dhe si të ndihmojmë“.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA