Covid-19/ Gjermania regjistron mbi 500 viktima në 24 orët e fundit
19/02/2021 16:39
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 508 humbje jete në Gjermani si pasojë e Covid-19.
Në njoftimin e Institutit “Robert Koch” thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 508 raste të vdekjes, me çka numri i viktimave është rritur në 67.206.
Me 9.113 raste të reja me COVID-19 numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 2.369.719.
Më shumë se 3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa më shumë se 1.63 milionë të tjerë dozën e dytë.
Top Channel