10 qershori i 2007-ës shënon datën historike të përkrahjes publike të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
“Herët apo vonë do duhet të themi: Mjaftë është mjaftë. Kosova është e pavarur”.
Nga ky moment, gjërat lëvizën shpejtë.
Tetë muaj pas kësaj deklarate të Presidentit amerikan, George Bush në Tiranë, Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008 dhe sot mbush plotë 13 vjet.
“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.”
Por, çfarë arriti Kosova në këto 13 vjet në aspektin ndërkombëtar?
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se mungesa e strategjisë nga politika, ka bërë që Kosova sot të mos ketë viza, ulëse në OKB, njohje të reja, e të jetë larg anëtarësimit në BE.
Ndërsa në aspektin e brendshëm, analisti Naim Rashiti thotë se Kosova ka shënuar rritje të vazhdueshme ekonomike dhe arrin të realizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Por, veriu i vendit thotë se mbetet çështje e pazgjidhur.
Por 13 vjet pas Pavarsise, megjithëse Kosova ballafaqohet me sfida te medha vazhdon te prodhoj demokraci stabile, dëshmon se është shtet i qëndrueshëm.
Top Channel