Sfidon acarin/ Njihuni me Arben Abazin, noton mes dallgëve dhe në temperatura disa gradë nën zero
16/02/2021 13:20
VLORE- As dëbora dhe ngricat nuk e pengojnë Arben Abazin në zhytjen e tij dimërore në ujërat e detit Jon.
Në temperatura mjaft të ulëta sot 37-vjeçarin e gjetëm në breg të detit në Vlorë, për zhytjen e radhës. Në det nuk qëndron më shumë se 10 minuta, aq sa i duhen për dobitë shëndetësore që thotë se i sjell një sport i tillë
I apasionuar pas dallgëve që 7-vjeç, Arbeni çdo dimër përjeton aventura në det. Notari i pazakontë ka një këshillë për të gjithë, ta shfrytëzojnë detin në çdo stinë, pasi uji është jetë.
Top Channel
Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin, merret i pandehur ish-kreu i AMP