Porositi djegien e dy makinave në Pogradec, arrestohet 38-vjeçari
Një çift bashkëshortësh janë shpallur në kërkim pasi me vetëgjyqësi i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari.
Sipas tyre, 37-vjeçari nuk u kishte paguar qiranë e banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Sh., 64 vjeç dhe V. Sh., 57 vjeçe, banues në Gjirokastër (bashkëshortë), pasi me vetëgjyqësi, i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari, me pretendimin se ai nuk iu kishte paguar qiranë e banesës“, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Sh., 64 vjeç dhe V. Sh., 57 vjeçe, banues në Gjirokastër (bashkëshortë), pasi me vetëgjyqësi, i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari, me pretendimin se ai nuk iu kishte paguar qiranë e banesës.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin norvegjez B. K., 45 vjeç, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja u shkaktuan vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel