Dogana e Kakavijës do të jetë e mbyllur prej 24 orësh, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt në orën 07:00 të mëngjesit deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Kështu bëhet me dije nga Autoritetet e Policisë greke, të cilët në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Sipas njoftimit, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Dogana Shqiptare iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj dege doganore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA