Shemsi Prençi është larguar nga detyra e tij si këshilltar për Çështjet e Emergjencave Civile pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta. Prençi mësohet se do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e LSI në zonën e Durrësit.
Ndërkohë që lajmin për dorëheqjen e tij e ka dhënë vetë kreu i shtetit, i cili bën me dije se pasi e ka informuar për situatën emergjente të përmbytjes, Prençi i ka dorëzuar dorëheqjen.
NJOFTIMI I PRESIDENCES:
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen
Top Channel