Si pasojë e avarisë në linjën e OST 110kV Tirana 220kV – Uzina e Traktorave dhe në linjën Farkë – Ibë, sot rreth orës 10:35 mbetën pa energji NST Traktora dhe NST Farkë.
Në orën 11:10 OST normalizoi skemën e furnizimit duke i dhënë energji NST Uzina Traktori dhe NST Farkë duke rikthyer energjinë në disa zona.
Për shkak të kapaciteteve transmetuese të OST me kufizim ngarkese, vijojnë pa energji fiderat 6kV të NST Uzina Traktori dhe Fiderat 10kV te N/stacionit Farke veç Fidrit E10, i cili është në pune si dhe 2 fidera 20kV te N/stacionit Farke.
Vijon të jetë në avari linja e OST Farkë – Ibë.
Zonat pa energji ne Rrethin Tirane / Komuna Farke (Pallate prane kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG. Mullet/ Ibe, Gurre, Pellumbas, Sauk, Lunder, Mullet, Vishnje, Kodra e Priftit, Shkoze, Rr Todi Shkurti (prane pallateve Grand), Zona prane Sanatoriumit, Kodra e kokonozeve, Ish Parku Komunal, Garda, Pallate prane Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rr. Pasho Hysi, Kryegjyshata, Poligrafiku, Shkoze (pjeserisht).
Grupet e avarisë së OST e OSSH janë në terren për të eliminuar defektet e rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët.
Top Channel