Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë një njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve rrugore, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vend.
Sipas njoftimit të ARRSH-së, reshjet kanë sjellë problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve.
Në njoftim thuhet se është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës, në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600, në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash. Gjithashtu, po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorrishte.
Në Llogora ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin. Në fund të këtij njoftimi ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.
Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.
Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.
Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.
Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.
Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Top Channel