Vodhën 50 mijë lekë e “Benz’-in e një biznesi, arrestohet 26-vjeçari në kërkim

10/02/2021 10:50

26-vjeçari që vodhi 50 mijë lekë e një makinë tip “Benz” në një biznes dhe dhunoi rojën në bashkëpunim me 4 të tjerë është arrestuar.

Autori K. R., 26 vjeç, banues në Jubë të Durrësit ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi më datë 08.02.2021, në bashkëpunim me H. Q., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç të cilët janë arrestuar, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një fugon tip “Benz”.

Gjithashtu është arrestuar edhe  A. N., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 07.01.2021, në bashkëpunim me shtetasin K. M., 18 vjeç, i arrestuar, në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: K. R., 26 vjeç, banues në Jubë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi më datë 08.02.2021, në bashkëpunim me shtetasit H. Q., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç (të arrestuar), pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një fugon tip “Benz”;  A. N., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 07.01.2021, në bashkëpunim me shtetasin K. M., 18 vjeç, (i arrestuar nga Policia), në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake. A. G., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel