Grupi i Tires lihet në burg/ Gjykata jep masën e ndalimit për infermieret dhe sanitaren e Sanatoriumit

10/02/2021 19:58

Me urdhrin se Prokuroria duhet të zgjerojë hetimet për skandalin në spitalin Covid 2 të njohur si spitali Shefqet Ndroqi dhe se duhen hetuar edhe mjekë dhe infermierë, Gjykata vendosi masën me afat 45 ditë për katër të dyshuarat që akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim të pacientëve që ato ju shërbenin.

Gjykata kërkoi që prokuroria të mbledhë prova për të sqaruar pozicionin secilës nga katër të ndaluarat që shikohen si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, që sidoqoftë të përlotura mohuan të kenë marrë bakshishe.

“Si u la Tirja dhe këto zonja të sjellin një situate kaq të rëndë?”,  pyeti prokurorin gjyqtarja Rexhina Merlikaj , sipas të cilës përfaqësuesi i akuzës duhet të sjellë prova bindëse ndaj dhe i la 45 ditë kohë për këtë çështje. Gjatë masës së sigurisë ndaj infermiereve Mira Bushi, Sidorela Cela, Sheqerije Koci dhe sanitares Rukije Hoxhaj gjyqtarja kërkoi faktimin e shkeljeve të çdonjërës.

Janë punonjëse që  punojnë prej vitesh në spital, çfarë pasoje kanë sjellë tërhoqi vëmendjen gjyqtarja, që këmbënguli zbardhje të së vërtetës përmes veprimeve hetimore  urgjente. Një nder to dhe ekspertimi i telefonave të  katër të ndaluarave nga ku pretendohet se do te rikuperohen bisedat që te dyshuarat kane zhvilluar me Tire Alldervishin, e denoncuar nga vajza e një pacienteje me covid që ndërroi jetë në spital.

Por prokurori i çështjes Bledar Valikaj këmbënguli se implikimi i katër punonjëseve u zbulua nga ekspertimi i telefonit të Alldervishit ku sipas tij flitet për bakshishe dhe se sakaq bisedat me sanitaren janë fshirë. Por avokatët nga ana e tyre këmbëngulin  se asnjëra nga të dyshuarat nuk ka mashtruar dhe as shpërdoruar detyrën.

Prokurori deklaroi se pas hetimeve te thelluara do vendoset nëse kjo dosje do ti kaloje apo SPAK qe edhe ne këndvështrimin e gjykatës duhet sqaruar nëse behet fjale për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA