Flakët përfshijnë shkurre, ferra dhe pemë në Karjan të Gjirokastrës, zjarrfikësit neutralizojnë plotësisht vatrat e zjarrit

03/10/2026 14:57

Një zjarr ka përfshirë zonën në veri të fshatit Karjan, në Gjirokastër. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nis një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes.

Me mbërritjen në terren, u konstatua se flakët kishin përfshirë shkurre, ferra dhe pemë, duke marrë përmasa të konsiderueshme.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke izoluar vatrat dhe më pas duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.

Ndërkohë, po punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel