FOTO/ Për herë të parë realizohet heqja e gurit në veshka në një spital publik në Shqipëri
10/02/2021 19:44
Durrës- Një spital publik në vendin tonë ka bërë për herë të parë ndërhyrjen “pyelolithotomy laparoskopike” për të hequr gurin me përmasa 3 centimetra.
Ndërhyrja u realizua në spitalin rajonal të Durrësit. Pacienti kishte një gur të madh në veshkën e djathtë dhe u operua me laparoskopi nga ekipi i kirurgëve.
Në ekipin mjekësor që kreu ndërhyrjen ishte: Sh. Ferko, M. Megjiti, anestezist A. Banushi, si dhe dy infermieret O. Cyrbja dhe G. Vrekaj. Ky ekip hyn në historinë e këtij spitali pasi e kryen për herë të parë dhe me sukses ndërhyrjen me laparaskopi.
Top Channel