Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, seanca mes avokateve dhe qeverise per kontributet e sigurimeve shoqerore./r/n/r/nMember of the Constitutional Court, Altina Xhoxhaj, during a hearing in the Constitutional Court.

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut ne Strasburg ditën e sotme pritet të shpalle vendimin lidhur me ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, për çështjen e ngritur nga kjo e fundit në lidhje me procesin e vettingut të gjyqtarëve.

Xhoxhaj përbën të parin rast të adresimit të gjyqtarëve në lidhje me procesin e vettingut në Strasburg, ku pretendon se mënyra e zhvillimit të procesit të vettingut shkel të drejtat e njeriut.

Xhoxhaj ka pretenduar para trupës gjykuese ndërkombëtare për një seri shkeljesh gjatë procesit të Vetingut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e zhvilluar nga një trupë e pavarur, e paanshme dhe e aftë për detyrën.

KPK e shkarkoi gjyqtaren në mars të vitit 2018, vendim që u la në fuqi në tetor të po atij viti.

Top Channel