Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme, ku njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

U arrestua  J(E). R., 26 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur biçikletën e shtetasit Q.D. D. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”. Kurse G. Sh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J(E). R., 26 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur biçikletën e shtetasit Q. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua biçikleta.  Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmin seksual”. G. Sh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me deme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel