Në Lezhë shtohen humbjet e jetës/ Në vitin 2020, 352 raste më shumë se vitit 2019

09/02/2021 15:20

Po behet viti që nga shfaqja e rasteve të para të të infektuarve me covid 19 në vendin tonë dhe në vend që njerëzit të ishin më të ndërgjegjësuar në qarkun e Lezhës po ndodh krejt e kundërta.

Po të ecësh në rrugët e Lezhës pjesa më e madhe e qytetarëve nuk mbajnë maska edhe pse numri i të infektuarve në qark po rritet çdo dite, qyqanet dhe baret janë te mbushura plot me njerëz  pa ruajtur distancimin social

Qarku i Lezhës rezulton të jetë një nga tre  qarqet qe ne vitin 2020 kane pasur rritje me te larte te personave qe kane qe kane humbur jetën, ne raport me popullsinë, duke marre dhe goditjen me te madhe nga Covid-19.

Po te flasim për shifrat ne 2019 ne Lezhë kemi pasur 977 humbje jete ndërsa ne vitin 2020 numri është rritur ne 1329 pra kemi pasur 352 humbje jetësh me shumë.

 

Top Channel