“Pacientët janë vetëvrarë prej shërbimit tuaj”/ Brataj i kthehet Mërtirit: Turp që nxjerr këto nga goja

08/02/2021 22:48

Një debat i fortë u zhvillua mes shefit të Urgjencës, Skënder Brataj dhe aktivistit Ergys Mërtiri mbrëmjen e sotme në studion e Open në Top Channel.

Shkak u bë shërbimi i ofruar ndaj pacientëve të infektuar me Covid në spitale. Sipas Mërtirit nuk është dhënë shërbimi i duhur se sistemi është i kalbur.

Ky ka hasur në kundërshtimin e Skënder Bratajt, i cili tha që pacientët kanë marrë shërbimin më të mirë të mundshëm dhe këtë e kanë të faktuar nga shumë pacientë që kanë folur.

“Sistemi është i kalbur prandaj dhe shërbimi nuk ka qenë ai i duhuri, prandaj ekzistojnë ato si Tirja e shumë të tjera si ajo, nuk është faji vetëm tek ajo, se në vende të tjera të botës nuk ndodh. Nuk ndodh në Gjermani e Itali që të marrin lekë. Shërbimi juaj i ka shtyrë deri në vetëvrasje ato 5 persona që janë hedhur nga dritaret e spitaleve,” tha Mërtiri.

“Ty të vijë turp që nxjerr këto nga goja ndaj bluzave të bardha, se kanë bërë punën më të mirë për pacientët. Kush je ti që flet se pse janë vetëvrarë ata, ku di gjë ti për depresionin,” tha Brataj.

Top Channel