“Më e çiltra dhe pa hile”, Loco thotë nga një fjalë për vajzat e “Për’puthen”: Të tjerat nuk i besoj as nën efektin…

06/02/2021 11:02

Konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë. E sigurisht që pyetjet më të shumta ishin të lidhura me programin ku ai bën pjesë.

Fansat kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka për Ledjanën dhe Loco përgjigjet kështu: “Është e vetmja që do kurseja në çdo debat. Prej respektit që kam për të. Mos t’kishte qenë nga Mirdita, do ishim zënë në çdo puntatë (për çështje këndvështrimesh)”.

“E çka të pyes breh, m’trego”, i shkruan dikush, të cilit Elvisi i është përgjigjur në mënyrën më të bukura: “M’pyet ca mendoj për Sindin, që t’kem mundësi të të them që është vajza më e çiltër dhe pa hile në atë studio. Të tjerat nuk i besoj as nën efektin e narkozës”.

Ndërsa një tjetër ndjekës e pyet se pse nuk e fton Jasmin në një takim? Loco i përgjigjet: “Duket që është vajzë e zgjuar (se normal akrep tjetra). Dhe e kupton që gjërat e mira, duan momentin e duhur”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel