Vaksinat ruse e kineze/ Shqetësim për të dhënat e sigurisë

05/02/2021 15:05

Kritikët thonë  se firmat farmaceutike ruse e kineze nuk kanë publikuar të dhëna për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave të tyre.

Testet e kryera në  Brazil treguan se vaksina kineze Sinovac ishte 78% efikase në parandalimin e rasteve COVID-19 me rrezikshmëri për jetën dhe gati 50% efikase në përgjithësi. Jo keq, thotë mikrobiologjia e Universitetit të Sao Paulos, Natalia Pasternak. “Ne kemi një vaksinë të mirë. Nuk është vaksina më e mirë në botë, nuk është vaksina e përsosur, por është një vaksinë e mirë“, u shpreh Pasternak.

Por rezultatet e testeve nga vende të tjera nuk përputhen me këto shifra. Të dhënat e hershme në Indonezi, tregojnë  se ishte efikase 65%. Efikasiteti aktual i vaksinës është një mister sepse Sinovac nuk ka publikuar rezultatet e provës klinike. Kjo është shqetësuese, sipas ekspertë ve.  Një kompani tjetër kineze, Sinopharm, thotë se vaksina e saj është 79% efektive, por as ajo nuk ka publikuar të dhënat e saj. Për çdo rast, disa vende po i mirëpresin vaksinat kineze, edhe për faktin se shumica e vaksinave të tjera janë marrë nga vendet më të pasura. Në  një  situatë  të  ngjashme është  dhe vaksina Sputnik V e Rusisë. Ashtu si kompanitë kineze, prodhuesit rusë janë kritikuar për shpërndarjen e vaksinës pa publikuar rezultatet e testit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA