Dorina Dardeshi nga Peshkopia është tashmë nënë e gjashtë fëmijëve dhe tregon emocionet e trinjakëve.
Enveri, Enriku dhe Ersa janë trinjakët e lindur në 20 janar.
Nëna e fëmijëve, në një intervistë për “Shqipëria live” tregon si e priti lajmin se do të presë jo një por tre foshnje.
“Në fiilim u tremba pak, por dhe u gëzova shumë. Është sfidë e madhe, më ndihmon dhe goca që është 14 vjeçe”.
E pyetur si i dallon bebet, ajo thotë se nuk janë identik, janë të dallueshëm
Dorina, po ashtu tregon dhe vështirësitë e të pasurit shumë fëmijë, ndërkohë që është e papunë. “Unë jam e papunë, edhe burri papunë, punon disa herë me sezone, në Greqi. Marrim vetëm 64 mijë lekë ndihmë ekonomike. Përveç bonusit për tre fëmijët, nuk kam asnjë ndihmë tjetër”.
Top Channel