Fotot/ Shpërthen zjarri në spitalin COVID në Ukrainë, humbin jetën tre pacientë dhe një mjek

04/02/2021 10:41

Një zjarr i madh ka rënë në spitalin COVID në qytetin Zaporoz në juglindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri vrau tre persona. Guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respirator – ku tetë tjerë janë evakuuar duke i shpëtuar më të keqes.

Kujtojmë që muajin e kaluar një zjarr shpërtheu në një spital të qytetit për fëmijë në Podolsk afër Moskës. Pothuajse 60 njerëz u evakuuan nga ndërtesa. Askush nuk u lëndua si rezultat i incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA