Me shpërthim të kontrolluar, IKMT prish ndërtesën 5 katëshe në Valias (Fotot)

03/02/2021 17:24
Ndërtesa pas shpërthimit

Një objekt industrial pesë katësh është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në Valias nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Nga specialistët u përdorën 25 kilogramë lëndë shpërthyese, e cila u vendos në 400 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Prishja e këtij objekti të amortizuar erdhi në kuadër të planit të ri nga bashkia Kamëz, për zhvillimin e fshatit Valias.

Së bashku me kryeinspektoren e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të punës paraprake dhe më pas shpërthimit të objektit, ishte edhe kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

 

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA