Prapa krahëve ndodh grushti i shtetit/ Gruaja pa e kuptuar performon videon e aerobisë në Mianmar (Foto+video)

02/02/2021 16:01

Një video e habitshme nga Mianmar është përhapur së fundmi në rrjet, ku grushti i shtetit i kryer dje nga ushtria, është kapur në sfondin e një videoje aerobie.

Khing Hnin Wai, mësuese e gjimnastikës nga kryeqyteti Naypyidaw, po regjistronte videon e saj jashtë ndërtesës së parlamentit, pa e kuptuar se prapa saj po rrëzohej qeveria nga lideret ushtarakë.

Video tregon sesi Wai performon rutinat e saj të stërvitjes me muzikë ritmike, teksa autoblindat dhe autokolona e ushtarëve prapa saj vijnë për të përzënë ministrat nga zyrat.

Wai vazhdon rutinën e saj pa ndërprerje edhe kur automjetet ushtarake kalojnë postbllokun  për t’u kthyer drejt parlamentit, teksa ushtria mori kontrollin e plotë të qeverisë.

Megjithse disa përdorues të internetit i quanin imazhet të rreme, ato duken të pamanipuluara.

Wai i shpërndau ato në faqen e saj në Facebook, ku poston vazhdimisht video të vetes duke kërcyer për ndjekësit e saj.

Por teksa postimi i saj i fundit u bë viral në rrjet, Wai ilustroi videon e saj me të tjera pamje te tjera nga i njëjti pozicion për të argumentuar se nuk kishte qëllime politike.

Në postim, Wai shton se dinte që diçka po ndodhte prapa saj teksa filmonte, por e kuptoi vetëm më vonë domethënien.

Disa komentues thonin se ajo po kërcente për t’u tallur me udhëheqësit arrogantë ushtarakë, ndërsa të tjerë sugjeronin se ajo po gëzohej për rrëzimin e qeverisë.

FOTO GALERI
2/7
... pa e kuptuar se prapa saj po rrëzohej qeveria nga lideret ushtarakë.

Top Channel