Ditën e sotme ne mediat sportive kane qarkulluar lajme ekskluzive rreth ofertave me shifra marramendëse për futbollistin e klubit te Tiranes, Ernest Muci, ku përfshihen klubi austriak Rapidi i Vienes dhe ai zviceran Young Boys.
Top Channel ka kontaktuar me drejtoret sportiv te dy klubeve ne fjale dhe si ai i Young Boys Kristof Spiher dhe i Rapidit te Vienes Zoran Barisic kane mohuar ne mënyre kategorike te kenë realizuar je oferte ne mënyre zyrtare për Mucin.
Sigurisht qe klubet e interesuar për shërbimet e sulmuesit nuk mungojnë, megjithatë oferta me shifrën 600.000 euro është vetëm një trillim i mediave apo dhe vete klubit qe ne kete mënyre kërkon te rrisë vlerën ne anën monetare te lojtarit.
Aktualisht per futbollistin ekzistojnë oferta ne drejtim te tij por e sigurt është fakti qe Young Boys dhe Rapidi Vienes as qe kane kontaktuar me Tiranen per ti ofruar 600 mije euro.
Top Channel