Si ‘Deda’ tek filmi ‘Rrugë të Bardha’/ Njihuni me elektricistin 57-vjeçar, çan dëborën me këmbë për të rikthyer energjinë banorëve në Kukës

28/01/2021 17:30

Dëbora e dendur e rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar mjaftë probleme në të gjithë vendin tonë. Në fshatin Çajë në Kukës trashësia e dëborës ka shkuar në disa cm, dhe si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.

Ndërkohë së fundmi punonjësit e OSHEE kanë bërë të pamundurën për të kthyer energjinë banorëve. Një prej tyre, që mund të quhet heroi i ditës në Kukës, është elektricisti Xhemil Mezini, 57-vjeç.

Ky i fundit me pajisjet e tij në krahë ka çarë në këmbë dëborën në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Çajës!

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA