Fotot/ Pamjet e mrekullueshme nga Lëpusha! Fatkeqësisht e izoluar…në rreth 2 metër dëborë
28/01/2021 20:21
Lëpusha vijon të jetë e izoluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Aktualisht në zonën turistike ka të paktën 175 cm dëborë ndërsa në zonën e Qafës së Berdelecit dëbora arrin në 2 metër.
Në zonë të vetmit që shijojnë pamjet fantastike të bardhësisë së dëborës janë banorët, pasi për turistët nuk është e mundur për shkak të bllokimit të rrugës.
Top Channel