Pamjet/ Dyshohet se u përket autorëve të atentatit ndaj Marion Mitros, kjo është makina e djegur në Selenicë

26/01/2021 13:44

Pas plagosjes së Marion Mitros, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”

Mësohet se ky automjet i përket pikërisht autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur Mitro.

Ky i fundit rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2014, akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Marion Mitro akuzohet gjithashtu si pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Juljan Sinanajt.

Kjo bandë është akuzuar edhe për sulmin me tritol ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të Qarkut të Vlorës.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA