Kosovë/ Vazhdojnë reshjet, institucionet për menaxhimin e emergjencave në gatishmëri

26/01/2021 17:43

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti është njoftuar nga Qendra e  Situatave – Këshilli i Sigurisë së Kosovës, se nga reshjet e vazhdueshme atmosferike, në pjesë të caktuara të vendit situata mund të përkeqësohet me mundësi të vërshimeve. 

Sipas të dhënave nga Qendra e Situatave, në autostradën Pejë-Prishtinë afër rrethrrotullimit tek aeroporti, ka filluar të ngritët niveli i ujit, por megjithatë autostrada është e kalueshme.

Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes në fshatin Kuzmin, ku rruga  është e pakalueshme, niveli i ujit është në rritje dhe mund të rrezikohen disa shtëpi.

Në Volljakë tek Guri i zi, restorantet janë përmbytur nga uji i Drinit të Bardhë dhe lumi Mirusha.

Në zonën e Malishevës të gjitha rrugët janë të kalueshme por me vështirësi. 
 

Qendra e Situatave – Këshilli i Sigurisë së Kosovës, bën të ditur se të gjitha institucionet e Kosovës janë duke e përcjellë nga afër situatën dhe të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në gjendje gatishmërie, përfshirë këtu Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale, Policinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA