Bashkimi Evropian nga buxheti për ndihma njerëzore të vitit 2021 alokoi 385 milionë euro për Turqinë dhe Lindjen e Mesme.
Komisioni Evropian njoftoi se është publikuar shuma e buxhetit të vitit 2021 e programeve për ndihma njerëzore.
Sipas kësaj, vitin e kaluar për ndihma humanitare u ndanë 900 milionë euro ndërsa këtë vit 1.4 miliardë euro.
505 milionë euro nga buxheti u alokuan për nevoja ushqimore në shtetet e prekura nga krizat në Afrikë si në Nigeri, Kamerun, Çad, Burkino Faso, Mali, Mauritani, Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, Somali dhe Etiopi.
Ndërsa 385 milionë euro u alokuan për shtetet e prekura nga kriza e Sirisë në Lindjen e Mesme dhe Turqinë dhe për Jemenin e cila po ballafaqohet me një krizë ushqimi.
Po ashtu 180 milionë euro u ndanë edhe për migrantët nga Venezuela, Kolumbia, Afganistani dhe Arakani.
Ndërkaq, 28 milionë euro u ndanë për projektet në Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe Kaukaz ndërsa 302 milionë euro u ndanë për krizat humanitare.
Top Channel