Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar sërish me një mesazh të fortë për partitë politike në vend para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kim ka shpërndarë një postim të bërë disa muaj më parë ku shkruante: “Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.”

Ndërkohë këtë deklaratë të saj Yuri Kim e ka përforcuar duke thënë se ky paralajmërim mbetet në fuqi. Ajo solli si shembull Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, i cili tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.” shkruan më tej Yuri Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA