Biden “i shtrin dorën” Rusisë: Të zgjasim marrëveshjen START

22/01/2021 13:01

Në një ulje tonesh me Rusinë, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri të qartë se synon të kërkojë zgjatjen me pesë vjet të marrëveshjes START-i Ri me Moskën.

Traktati për kontrollin e armëve bërthamore skadon në fillim të shkurtit. “Presidenti ka qenë prej kohësh i qartë se traktati START-i Ri është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dhe, kjo zgjatje ka edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është në një fazë konflikti sic po ndodh aktualisht”, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

START-i i Ri, pakti i fundit i mbetur për kontrollin e armëve midis Uashingtonit dhe Moskës, kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550. Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka bërë disa përpjekje për të negociuar kufizime mbi kategori të tjera të armëve bërthamore dhe për ta shtuar Kinën në traktat, por bisedimet kishin ngecur në vendnumëro.

Edhe përpjekjet për zgjatjen e marrëveshjes kanë hasur gjithashtu në komplikime, çka bëri që fati i saj të mbetej përfundimisht në duart e administratës Biden, vetëm dy javë para skadimit, në 5 shkurt. Moska e mbështeti idenë e qeverisë Biden për traktatin, por I mëshoi idesë që pala amerikane të dalë me propozime konkrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA