Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu lirohet nga paraburgimi në Serbi
Pas njoftimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për kandidatët që nuk mund të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe LDK-ja del të ketë një kandidat që ka problem me ligjin.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar të mërkurën se do të bëjnë zëvendësimin e kandidatit për deputet nga radhët LDK-së, teksa ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet e organeve të drejtësisë.
Këto komente Hoti i bëri pas homazheve tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku theksoi se të gjithë duhet të trajtohen njësoj, pavarësisht pozitës.
“Ne u nënshtrohemi të gjitha vendimeve të organeve të drejtësisë. Besoj se të gjithë duhet të trajtohen njësoj, pavarësisht pozitës që kanë, pavarësisht statusit që kanë. E kemi pasur një kandidat dhe do të bëjmë zëvendësimin sot”, ka thënë ai.
Ai bëri të ditur se me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, janë në proces të konsultimeve për emrin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
“Është proces i konsultimeve të brendshme me ushtruesen e detyrës derisa të arrijmë dakordim për emrin e drejtorit të AKI-së. Kaq mund të ju them për këtë”, tha ai./KosovaPress/
Top Channel