Jurgen Uldedaj triumfon ndaj boksierit kamerunas, shpallet kampion bote Ndeshje mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar, por jo pa incidente.
Përpara ndeshjes, një grup tifozësh nuk janë lejuar që të hyjnë në stadium. Duke qenë se mos prezenca e tifozëve në stadium nuk lejohet për shkak të Covid tifozeritë janë përplasur në rrugë.
Grupi i tifozëve është larguar duke sharë e duke fyer, duke krijuar kësisoj edhe incidente. Ndërkohë që policia shoqëroi disa prej tyre.
Disa prej pjesëtarëve të grupit kanë hedhur flakadanë te gomat e një auto-veture.
Përballja mes ekipeve gjithmonë ka prodhuar ngjarje për shkak të ekipeve rivale historike, duke bërë që përballja të marrë edhe emërtimin “Derbi i kryeqytetit”.
Dy tifozëritë u përplasen ndërmjet tyre duke lëshuar flakadanë të shumtë që sollën kaos për disa minuta.
Top Channel