Një aksident i rënë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Njazi Meka” mbrapa një spitali privat në Tiranë, ku ka gjetur vdekjen një e mitur.
Një vajzë rreth moshës 10-vjeçare e identifikuar me iniciale A. P,, ka dalë nga banesa e saj duke i ndërprerë rrugën një makine tip “Foristradë” me targa AA 299 YG.
Personi me iniciale A. G. i pajisur me leje drejtimi të kategorisë B është shoqëruar në komisariat, ndërsa vajza ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes në kokë në ambientet e spitalit.
Sipas informacioneve është ngritur grupi hetimor dhe po kryen veprimet e para proceduariale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel