Nuk iu ndizet makina për shkak të temperaturave të ulëta? Ja çfarë duhet të bëni

16/01/2021 17:51

Makina të mbuluara me brymë, motorë që nuk ndizen dhe rrugë me akull, janë disa nga vështirësitë e shumta që sjell stina e dimrit. Por mos e humbni shpresën – ka disa gjëra që mund të bëni për një automjet që nuk ndizet dhe udhëzuesi ynë është këtu për t’ju ndihmuar.

FOTO GALERI
5/16
Si të zgjidhim një problem të baterisë së makinës? Si fillim, për të parandaluar ndonjë problem me baterinë, mund ta karikoni atë të paktën një herë në javë gjatë muajve të dimrit, veçanërisht nëse ajo është më e vjetër se 3 vjet. Indikatori i baterisë mund t’ju ndihmojë në monitorimin e saj, por nëse ajo nuk karikohet mirë, mund të jetë më mirë të zëvendësohet me një te re. Por, mund të bëni disa gjëra për ta mbajtur baterinë në gjendje të mirë. Fikni të gjitha ngarkesat duke përfshirë dritat, ngrohjen etj, para se të fikni motorin tuaj në fund të udhëtimit. Kjo ndihmon në parandalimin e një kullimi të panevojshëm të baterisë. Shmangni përdorimin e ngrohësve të ajrit, xhamave apo ndenjëseve për më shumë se sa duhet. Parkoni makinën tuaj në një garazh në qoftë se është e mundur, sidomos në temperatura shumë të ulëta. Testojeni baterinë siç duhet, veçanërisht nëse makina juaj është mbi katër vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA