Nuk iu ndizet makina për shkak të temperaturave të ulëta? Ja çfarë duhet të bëni

16/01/2021 17:51

Makina të mbuluara me brymë, motorë që nuk ndizen dhe rrugë me akull, janë disa nga vështirësitë e shumta që sjell stina e dimrit. Por mos e humbni shpresën – ka disa gjëra që mund të bëni për një automjet që nuk ndizet dhe udhëzuesi ynë është këtu për t’ju ndihmuar.

FOTO GALERI
3/16
A duhet ta lë makinën time ndezur për ta ngrohur? Shmangni këtë nëse mundeni. Duke lënë motorin tuaj të makinës të veprojë para se të ngisni makinën, në të vërtetë nuk ndihmoni, por vetëm rrisni përdorimin e karburantit. Makinat më të vjetra se 20 vjet kanë nevojë për pak ngrohje para se të nisen nëpër mot të ftohtë, por motorët më modernë rregullojnë temperaturën në përputhje me rrethanat, kështu që ekspertët e makinave thonë se ju nuk keni pse ta lini makinën tuaj të ndezur për më shumë se 30 sekonda përpara se ta ngisni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA