BMW “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës/ Zbulohet shoferi, ja kush ishte në timon

16/01/2021 20:36

Dy ditë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën, në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurt.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW ishte i riu Stiverjan Dashi, ku nga një verifikim në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Ndërsa pronësia e makinës BMW me targë AA 009 YV, ishte e kompanisë për prodhimin e këpucëve në Kamëz. Kjo fasoneri është në pronësi të biznesmenit Nikolin Lleshi.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rrallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit, as drejtuesi i automjetit BMW dhe as pronari i saj.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, konform rregullave të qarkullimit.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA